Vetë-perceptimi i gjendjes shëndetësore

Vetë-përceptimi i shëndetit nga burrat dhe gratë varet nga një sërë faktorësh, ndër të tjera kulturor, mjedisor si edhe faktorë socio-ekonomik. Si për burrat dhe gratë, sa më të vjetër në moshë ulet dhe perceptimi i gjëndjes shëndetësore. Sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, burrat duket se janë më të vetëkënaqur sesa gratë për gjendjen e përgjithshme shëndetësore. 84,3 % e burrave e vetë-përceptojnë shëndetin si shumë mirë ose mirë kundrejt 79,7 % të grave.

Shkaqet e vdekjeve

Si për burrat dhe gratë, 3 shkaqet kryesore të vdekjeve janë grupsëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, simptomat, shenjat dhe sëmundje të papërcaktuara dhe tumoret.

Grupsëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut janë shkak për vdekjen e 50,4 % të burrave dhe 54,6 % të grave. Simptomat, shenjat dhe sëmundje të papërcaktuara përbëjnë shkak për vdekjen e 14,1 % të burrave dhe 20,8 % të grave. Grupsëmundja e tretë për nga renditja e shkakut të vdekjes janë Tumoret të cilat përbëjnë shkak për vdekjen e 14,5 % të burrave dhe 11,1 % të grave.

Për sëmundjet e aparatit të qarkullimit të gjakut, vërehen diferenca të larta gjinore për moshat nën 65 vjeç, ku numri i vdekjeve të burrave nga këto sëmundje për 100.000 banorë është mbi dy herë më i lartë se ai i grave, 116,3 kundrejt 48,3.

 

 

 

Kapitulli / Jetesa dhe shëndeti / Shëndeti