A kam detyrim të përgjigjem?
Po, sipas ligjit 140/2020 “Për Censin e Popullsisë dhe të Banesave”, ju jeni të detyruar të përgjigjeni. Të gjithë personat në moshë madhore që jetojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë janë të detyruar të japin informacionin e kërkuar në pyetësorët e Censit në mënyrë të plotë, të saktë dhe të besueshme. Mospjesëmarrja është në kundërshtim me ligjin.