Kapitulli 26: Arsimi dhe Kultura

Edukimi, rinia, sportet dhe politikat kulturore janë kryesisht kompetencë e Shteteve Anëtare, ndërsa BE synon tëpromovojë bashkëpunimbrenda kornizës së politikave të përbashkëta sirritja e cilësisë së arsimit,garantimi i arsimit,punësimi,dialogu kulturor,ruajtja e pasurisë kulturore,trashëgimia e përbashkët kulturoredhe të forcojë e mbështesë aktivitetet e bashkëpunimit midis Shteteve Anëtare. Kuadri i bashkëpunimit për politikat arsimore dhe trajnimet synon të përafrojë politikat kombëtare dhe arritjen e objektivave të përbashkëta përmes njëmetode të hapur të koordinimit, e cila solli programin ”Edukimi dhe Trajnimi 2010“, i cili integron të gjitha iniciativat në fushat e arsimit dhe trajnimit në nivel evropian.

Sa i përket diversitetit kulturor, Shtetet Anëtare duhet të sigurojnë që angazhimet e tyre ndërkombëtare të mundësojnëruajtjen dhe promovimin e diversitetit kulturor. Shtetet Anëtare duhet të kenë një kuadër ligjor, administrativ dhe financiar, si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar njëmenaxhim të mirë financiar të programeve të Bashkimit për arsimin, trajnimin dhe rininë(aktualisht programetLeonardo da Vinci, Sokrat, Rinia).

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë