Kapitulli 3: E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të Ofruar Shërbime

E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime përbën një nga katër të drejtat themelore të BE-së. Ajo siguron tëdrejtën e vendosjes të shtetasve dhe personave juridikë të BE-së në cilindo Shtet Anëtar dhe lirinë e ofrimit të shërbimeve ndërkufitare, varësisht nga disa përjashtime shumë të kufizuara. Acquis përfshin veprimtaritë industriale, artizanale dhe aktivitetet tregtare, përfshirë aktivitetet që zhvillohen nga persona të vetëpunësuar. Acquis në këtë kapitull harmonizon gjithashtu rregullat në lidhje meprofesionet e rregulluarapër të siguruarnjohjen e ndërsjellë të kualifikimevedhe diplomavemidis Shteteve Anëtare; për disa profesione të rregulluara duhet të ndiqet kurrikula minimale e përbashkët e trajnimit në mënyrë që kualifikimi të njihet automatikisht në një Shtet tjetër Anëtar. Sa i përketshërbimeve postare, acquis synon gjithashtu hapjen e këtij sektori ndaj konkurrencës në mënyrë graduale dhe të kontrolluar, brenda një kuadri rregullator që siguron njëshërbim universal.

Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë