Mbyllja e Negociatave
Mbyllja zyrtare e të 35 kapitujtve shënon momentin formal të përfundimit të negociatave, që mundëson kalimin në hapin përfundimtar, në Traktatin e Aderimit mes BE-së dhe Shqipërisë. Traktati përmban gjithë angazhimet e vendit si dhe klauzolat tranzitore të përkohshme, sipas rastit. Më pas ai nënshkruhet në konferencën ndërqeveritare të thirrur nga Presidenca e Këshillit të BE-së dhe ratifikohet nga Shqipëria dhe çdo vend anëtar i BE-së.