Konferenca e Shoqatës Ndërkombëtare të Statistikave Zyrtare dhe Institutit Ndërkombëtar të Statistikave IAOS/ISI
INSTAT mori pjesë në konferencën e Shoqatës Ndërkombëtare të Statistikave Zyrtare dhe Institutit Ndërkombëtar të Statistikave IAOS/ISI në Krakovë të Polonisë, në të cilën morën pjesë rreth 300 përfaqësues nga komuniteti ndërkombëtar statistikor, prodhues dhe përdorues të statistikave zyrtare nga vënde të ndryshme të botës.
Motoja e konferencës së këtij viti ishte “Informacion i Denjë në Kohë Sfiduese". Znj. Dhuli ishte pjesë e tre paneleve të diskutimit, ku ndau eksperiencën e Institutit të Statistikave të Shqipërisë në temat si më poshtë në:
- Nismën për zbatimin e Etikës profesionale në kuadrin e modernizimit dhe përmirësimit të cilësisë së statistikave në nivel ndërkombëtar.
- Menaxhimin e statistikave në kohë pandemie Covid -19.
- Sfidat për të ardhmen në drejtim të forcimit të rolit të statistikave zyrtare dhe rritjes së besimit në statistikat zyrtare.