Konferenca ve Statisticienëve Evropianë CES 2022
Në datat 20-22 Qershor, në mënyrë hibride po organizohet Konferenca vjetore e Statisticienëve Evropianë e cila përkoi edhe me 30 vjetorin e Parimeve Themelore për Statistikat Zyrtare të Kombeve të Bashkuara .
INSTAT kontribuoi në 9 konsultimet e përcjella nga sekretariati i konferencës të cilat u miratuan gjatë konferencës.
Znj. Elsa Dhuli ishte e ftuar në panel diskutimi sëbashku me Drejtorët e Statistikave të Belgjikës, Kanadasë, Zelandës së Re, drejtuar nga Irlanda për të diskutuar mbi "Puna e së ardhmes” dhe “Vendi i punës në të ardhmen”, modalitetet e punës pas Covid 19’’.
Nëpërmjet pyetjeve drejtuar nga Irlanda të gjithë panelistët paraqitën pikëmpamjet dhe eksperiencat e tyre në lidhje me temën. Znj. Dhuli paraqiti eksperiencën e INSTAT si dhe prezantoi sfidat dhe mundësitë e paraqitura nga Covidi. Gjithashtu ndau mendimin e saj në lidhje me mundësitë për të tërhequr të rinjtë për të punuar me statistikat dhe përpjekjet e INSTAT për modernizim të metejshëm të proceseve statistikore.