Marrëveshje bashkëpunimi Instituti i Statikave (Ime Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit
Në kuadër të zhvillimit të statistikave të Kërkimit Shkencor dhe Zhvillimit dhe forcimit të statistikave në vend, më datë 09 Korrik 2020, Instituti i Statikave (INSTAT) nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI). Institucionalizimi i bashkëpunimit midis autoriteteve përfaqëson një hap të rëndësishëm në zbatimin e prioriteteve strategjike të të dy institucioneve. Kjo marrëveshje synon zhvillimin në nivel teknik dhe operacional të bashkëpunimit tashmë të konsoliduar mes INSTAT dhe AKKSHI.
Marrëveshja e Mirëkuptimit mundëson rritjen e efektivitetit në koordinimin e aktiviteteve dhe funksioneve të këtyre institucioneve, si dhe shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave në mënyrë të vazhdueshme, për realizimin e objektivave publike respektivë. Në veçanti, kjo marrëveshje vendos urat e bashkëpunimit në nivel operacional ndërmjet të dy autoriteteve lidhur me të dhënat bazë për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimin në vend.
Informacioni i dy institucioneve do të jetë një burim shumë i rëndësishëm për prodhimin e statistikave bazë për Kërkimin Shkencor dhe Zhvillimit në vend. Këto statistika kanë një rol të veçantë për politikë-bërjen dhe për nevoja të raportimit në Komisionin Evropian, si pjesë e statistikave të kapitullit 18 “Statistikat” dhe kapitullit 25 “Shkenca dhe Kërkimi Shkencor”.