Konsultime të hapura për komunitetin global të të dhënave

Konsultim i hapur për Komunitetit Global të të Dhënave ndaj COVID-19

Grupit i Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe ndërtim të kapaciteteve për statistikat për Axhendën e vitit 2030 për zhvillim të qëndrueshëm - HLG PCCB ka përgatitur një deklaratë të shkurtër që paraqet përgjigjen e Komunitetit Global të të Dhënave ndaj COVID-19, me çështjet kryesore me të cilat përballet komuniteti statistikor në këtë kohë, veprimet kryesore që komuniteti duhet të ndjekë rreth të dhënave dhe angazhimeve për të ardhmen.

Konsultimi do të zgjasë nga data 5 gusht deri më 10 shtator dhe një version version i përgjigjes së Komunitetit të të Dhënave Global ndaj COVID-19 mund të gjenden në linkun më poshtë:https://unstats.un.org/sdgs/files/meetings/Open-consultation-on-the-Global-Data-Communitys-response-to-COVID-19/Global%20data%20communitys%20response%20to%20COVID-19.pdf

Për më shumë informacione mbi konsultimin link-u në vijim: https://unstats.un.org/sdgs/hlg/Open-consultation-on-the-Global-Data-Communitys-response-to-COVID-19  dhe mbi forumin link-u në vijim: https://unstats.un.org/unsd/undataforum/index.html

Forumi Botëror i të Dhënave të Kombeve të Bashkuara - Thirrje për kontribut në blogje

INSTAT, si anëtar i Grupit të Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe Ndërtim të Kapaciteteve për Statistikat për Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, HLG PCCB, ka kënaqësinë t’Ju njoftojë dhe ftojë për thirrje për kontribut për blogje për tu bërë pjesë e eventeve për Forumin e të Dhënave Botërore të Kombeve të Bashkuara 2023, planifikuar të zhvillohet nga 23 - 28 Prill 2023 në Hangzhou, Kinë.

Qëllimi i kësaj thirrjeje është të tregojë se si puna me të dhëna mund të mbështesë zbatimin e Axhendës 2030 dhe Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në lidhje me fushat tematike të Forumit Botëror të të Dhënave të OKB-së (UNWDF), blogjet duhet të nxjerrin në pah zgjidhje dhe përvoja praktike duke kontribuar në ofrimin e të dhënave më të mira për politikëbërjen e bazuar në prova dhe të adresojnë çështjet urgjente me të cilat përballen të dhënat globale dhe komunitetet statistikore dhe jo vetëm.

Thirja e parë për blogje u krijua në UNWDF- në e parë organizuar në 2017 dhe rinovohet për çdo Forum.  https://unstats.un.org/unsd/undataforum/blog/

Për më shumë informacion mbi Forumin lutem konsultimin në linkun në vijim;

https://unstats.un.org/unsd/undataforum/programme/