TITULLI I PROJEKTIT: PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT STATISTIKOR
Instrumenti Financues: Programi IPA 2011 me shumë përfitues
Statusi: I përfunduar
Periudha e zbatimit: 25.06.2012-24.07.2014
Financuesi: Bashkimi Europian
Vlera e Financimit: 3,197,000 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: INSTAT, GOPA
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Statistikat Ekonomike, Llogaritë Kombëtare, Bujqësia, Statistikat Sociale
Objektivat e projektit:
Objektivi i programit është të përgatisë autoritetet statistikore në vendet përfituese për anëtarësimin në BE duke përafruar metodologjitë dhe praktikat e tyre me acquis statistikor dhe integrimin e tyre në sistemin statistikor evropian. Aktivitetet që do të zbatohen përfshijnë Projekte Pilot në: Statistikat Makro Ekonomike (llogaritë kombëtare, llogaritë kombëtare tremujore dhe llogaritë rajonale), statistikat e çmimeve (PPP dhe HICP), statistikat e tregtisë së jashtme, statistikat bujqësore (statistikat agromonetare, statistikat për të korrat dhe prodhimin e kafshëve), statistikat sociale (të ardhurat dhe kushtet e jetesës, sondazhet e buxhetit të familjeve) statistikat e mjedisit (statistikat mbi ujin dhe mbetjet) dhe statistikat e biznesit (statistikat strukturore të biznesit dhe regjistrat e biznesit). Asistenca e përgjithshme teknike sigurohet duke mbuluar kostot e pjesëmarrjes në workshopet e projekteve pilot, grupet e punës të Eurostat, dhe kurset e trajnimeve.
Rezultatet e projektit:
Për projektet Pilot rezultati kryesor i pritshëm është përmirësimi i:
Llogarive Kombëtare; Metodologjia Llogaritë Kombëtare Tremujore; Llogaritë Rajonale të Familjeve; Vlera e shtuar bruto rajonale; Statistikat agro-monetare ; Statistikat vjetore të të korrave; Statistikat e prodhimit të kafshëve; Statistikat e Ujit; Statistikat e Mbetjeve; Statistikat e të ardhurave dhe gjendjes së jetesës; Anketa e buxhetit të familjeve; Regjistri i Biznesit; Statistikat e tregtisë së brendshme të mallrave; Statistikat strukturore të biznesit; Statistikat e Çmimeve - PPP; Statistikat e Çmimeve – HICP