TITULLI I PROJEKTIT: PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT STATISTIKOR ME SHUMË VENDE PËRFITUESE – IPA 2017
Instrumenti Financues: IPA II
Statusi: Në vazhdim
Periudha e zbatimit: 31.04.2019-31.12.2021
Financuesi: Bashkimi Europian
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia Veriut, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Turqia
Agjencia zbatuese: GOPA Consultants, INSTAT
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Menaxhimi i cilësisë; Llogaritë Kombëtare; Statistikat e Financave të Qeverisë; Statistikat e Tregtisë së Jashtme; Statistikat e Çmimeve; Regjistri Statistikor i Biznesit; Statistikat Afatshkurtra; Statistikat e Demografisë; Statistikat e Kushteve të Jetesës; Statistikat e Tregut të Punës
Objektivat e projektit:
Objektivi i përgjithshëm i programit është të përgatisë autoritetet statistikore të vendeve përfituese për anëtarësimin e ardhshëm në BE, duke harmonizuar metodologjitë dhe praktikat aktuale me acquis dhe duke i integruar ato në Sistemin Evropian të Statistikave. Në këtë kuadër, qëllimet specifike të programit janë përmirësimi i disponueshmërisë dhe cilësisë së të dhënave statistikore të vendeve përfituese elementë të e rëndësishëm për zhvillimin dhe zbatimin e politikave Europiane dhe për përgatitjen e këtyre vendeve për anëtarësimin në BE; përmirësimi dhe forcimi i sistemit statistikor në vendet përfituese, duke përmirësuar në këtë mënyrë disponueshmërinë, cilësinë, krahasueshmërinë dhe afatet kohore të të dhënave statistikore.
Rezultatet e projektit:
Rezultatet kryesore të projektit:
- Mbështetje e ofruar për prodhimin e statistikave në fushat kryesore të përzgjedhura të krahasueshme me standardet e BE-së për statistikat, duke përfshirë publikimet dhe shpërndarjen e këtyre statistikave.
- Transferimi i njohurive lidhur me të gjitha kërkesat e BE-së në fushat përkatëse statistikore (acquis).
- Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve Kombëtar dhe institucioneve të tjera kombëtare të përfshira në prodhimin e statistikave zyrtare.
- Përmirësimi i cilësisë së statistikave.
- Harmonizimi i grumbullimit të të dhënave dhe metodologjitë e prodhimit në fushat kryesore të përzgjedhura për të ndjekur standardet dhe klasifikimet e BE-së.
- Rritja e kualifikime të stafit të institutit tonë nëpërmjet trajnimeve dhe kontakteve të rregullta me kolegët nga BE dhe vendet e tjera përfituese.
- Forcimi i besimit në statistikat kombëtare nëpërmjet përmirësimit të cilësisë dhe rritjes së përhapjes së informacionit statistikor.
- Transferimi i njohurive, eksperiencave dhe praktikave më të mira duke organizuar trajnime, pjesëmarrje në grupet e punës të Eurostat-it.