TITULLI I PROJEKTIT: PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT STATISTIKOR ME SHUMË VENDE PËRFITUESE – IPA 2019
Instrumenti Financues: Grant nën IPA II
Statusi:Përfunduar
Periudha e zbatimit: 01.09.2021 – 31.03.2024
Financuesi: Bashkimi Europian
Vlera e Financimit: 973.028.95 Euro
Lloji i Financimit: Asistencë Teknike
Përfituesi: INSTAT
Agjencia zbatuese: INSTAT
Fushat statistikore përfituese nga projekti: Statistikat e Financave të Qeverisë dhe Defiçitit të Tepërt; Indekset e Harmonizuara të Çmimeve të Konsumatorit (HICP) dhe Indeksi i Çmimeve të Banesave (HPI); Statistikat e Çmimeve; Statistikat Afatshkurtër të Biznesit; Anketa e Forcës së Punës; Llogaritë Ekonomike në Mjedis; Statistikat e Mbetjeve; Menaxhimi i Cilësisë; Metadata.
Objektivat e projektit:
Objektivi global i projektit është financimi i veprimeve të bashkëpunimit që përfshijnë Institucionet Kombëtare Statistikore (NSI) përgjegjëse për mbledhjen, prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave zyrtare në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi.
Objektivi specifik i projektit është të mbështesë pesë përfituesit e sipërpërmendur në veprimet e bashkëpunimit statistikor që mund të zbatohen përmes asistencës teknike, projekteve statistikore dhe ofrimit të ekspertizës për të përmirësuar cilësinë e të dhënave statistikore, duke forcuar kështu kapacitetin e tyre administrativ përmes:
- Zbatimit të përbashkët të projekteve statistikore që korrespondojnë me prodhimin e të dhënave për legjislacionin e ri dhe / ose ndryshimin e acquis të BE-së, dhe, kur është e nevojshme, të projekteve dhe aktiviteteve në përputhje me përparësitë e Komisionit, si dhe në lidhje me statistikat e barazisë gjinore;
- Përmirësimin e cilësisë së të dhënave përmes një sërë projektesh të përshtatshme statistikore;
- Ruajtjen e arritjeve të pajtueshmërisë tashmë të arritura përmes programeve të kaluara të ndihmës statistikore.
Për Shqipërinë, objektivi specifik është fuqizimi dhe forcimi i rolit të INSTAT si koordinator i Sistemit Kombëtar të Statistikave për të prodhuar statistika cilësore në përputhje me acquis të BE-së.
Rezultatet e projektit:
- Përmirësimi i njohurive dhe rritja e aftësive të burimeve njerëzore të stafit të INSTAT përmes pjesëmarrjes në grupe statistikore të punës, seminare, task forca, trajnime, vizita studimore, seminare dhe trajnime të organizuara nga Eurostat, vendet anëtare të BE-së dhe organizatat ndërkombëtare.
- Harmonizimi i sistemit statistikor të Shqipërisë me standardet e BE-së duke zbatuar 9 projektet e përcaktuara statistikore.
- Përmirësimi dhe rritja e njohurive për burimet njerëzore të INSTAT, NSS dhe agjencive statistikore përmes fushave të veçanta statistikore duke organizuar vizita studimore dhe konsultime.
Buletini përfundimtar për Programin e Bashkëpunimit Statistikor me Shumë Vende Përfituese -IPA 2019 (kontratë shërbimi), i cili ofron një përmbledhje të aktiviteteve të realizuara gjatë këtij programi.
Në këtë edicion, theksohen arritjet dhe përpjekjet e Institucioneve Kombëtare të Statistikave (INS) të Shqipërisë (AL), Bosnjë dhe Hercegovinës (BA), Maqedonisë së Veriut (MK), Kosovës* (XK), Malit të Zi (ME), Serbisë (RS), dhe Turqisë (TR).