PROGRAMI RAJONAL IPA MB 2022

TITULLI I PROJEKTIT: PROGRAMI I BASHKËPUNIMIT STATISTIKOR ME SHUMË VENDE PËRFITUESE – IPA 2022

Instrumenti Financues: Grant nën IPA III

Statusi: Në vazhdim

Periudha e zbatimit: 01.01.2024 – 31.12.2027                                                                   

Financuesi: Bashkimi Europian

Vlera e Financimit: 1.609.050,38 Euro

Lloji i Financimit: Asistencë Teknike

Përfituesi: INSTAT, SORS, MONSTAT, MAKSTAT; TurkStat

Agjencia zbatuese: INSTAT

Fushat statistikore përfituese nga projekti:  Mbështetja fokusohet në 15 fusha statistikore, përkatësisht për Statistikat e Financave të Qeverisë dhe Defiçitit të Tepërt, Indekset e Harmonizuara të Çmimeve të Konsumatorit (HICP) dhe Indeksi i Çmimeve të Banesave (HPI); Barazitë e fuqisë blerëse (PPP), Statistikat Afatshkurtra të Biznesit, Statistikat e Transportit, Statistikat Strukturore të Biznesit, Anketa e Forcës së Punës, Anketa e të ardhurave dhe nivelit të jetesës, Sistemi i Integruar Europian për Mbrojtjen Sociale, Llogaritë Ekonomike në Mjedis, Statistikat e ujit, Menaxhimi i Cilësisë, Zhvillimi i Qëndrueshëm, Statistikat e qytetit/informacioni gjeografik, si dhe Investimet e huaja direkte (përfitues i të cilës është Banka e Shqipërisë).

Objektivat e projektit:

Objektivi global i projektit është financimi i veprimeve të bashkëpunimit që përfshijnë Institucionet Kombëtare Statistikore (NSI) përgjegjëse për mbledhjen, prodhimin dhe shpërndarjen e statistikave zyrtare në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi.

Objektivi specifik i projektit është të mbështesë pesë përfituesit e sipërpërmendur në veprimet e bashkëpunimit statistikor që mund të zbatohen përmes asistencës teknike, projekteve statistikore dhe ofrimit të ekspertizës për të përmirësuar cilësinë e të dhënave statistikore, duke forcuar kështu kapacitetin e tyre administrativ përmes:

  • Përmirësimi dhe forcimi i sistemit statistikor të Shqipërisë dhe integrimi i mëtejshëm i tij Sistemin Evropian Statistikor.
  • Përmirësimi i disponueshmërisë, besueshmërisë, afateve kohore, cilësisë dhe krahasueshmërisë së të dhënave statistikore, të cilat janë thelbësore për zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave evropiane dhe për përgatitjen e Shqipërisë për anëtarësimin e ardhshëm në BE.
  • Sigurimin e pavarësisë profesionale të Institutit të Statistikave të Shqipërisë dhe forcimi i rolit të tij si koordinator i Sistemit Kombetar Statistikor, duke rritur besimin tek përdoruesit.
  • Përmirësimi me efikasitetit të Sistemit Kombëtar Statistikor (SKS) në Shqipëri duke përdorur metoda moderne dhe me kosto efektivitet për prodhimin statistikor (si përdorimi i regjistrave administrativë dhe burimeve të tjera (të reja) të të dhënave.

Rezultatet e projektit:

Përmirësimi i disponueshmërisë, cilësisë dhe krahasueshmërisë së statistikave përmes zbatimit te15 projekteve statistikore;

  • Forcimi i mëtejshëm i integrimit të INSTAT brenda ESS.
  • Forcimi i kapaciteteve administrative të INSTAT-it;
  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet ESS dhe INSTAT;

• Forcimi i rolit te INSTAT si koordinator i SKS-së.

NEWSLETTER 01 May - October 2024

NEWSLETTER 02 September - October 2024

NEWSLETTER 03 November - December 2024

NEWSLETTER 04 January – February 2025

NEWSLETTER 05 March - April 2025

NEWSLETTER 06 May - June 2025