Piramida e popullsisë së Shqipërisë
Piramida e popullsisë
Piramida e popullsisë jep një pamje të qartë të popullsisë, veçanërisht të strukturës moshore dhe shpërndarjen sipas gjinisë, duke treguar se sa njerëz ka në vend, të moshave të ndryshme dhe nëse ka ndonjë ndryshim në numrin e meshkujve dhe femrave.
Faktorët ndikues të lindjeve, vdekjeve dhe migracionit ndërkombëtar/brendshëm sollën ndryshimin e strukturës së popullsisë, në Censin e 2023. Figura 1 paraqet piramidën e popullsisë bazuar në Censin e 2023, së bashku me atë të Censit 2011, duke theksuar zhvillimet në strukturën e popullsisë sipas moshës dhe gjinisë.
Duke analizuar grup-moshën 50-69 vjeç në piramidën e popullsisë, vërehet një zgjerim që përputhet me një periudhë lindjesh midis mesit të viteve 1950-1970. Shqipëria gjatë kësaj periudhe është karakterizuar nga një rritje e normave të lindshmërisë, njohur si “baby boom”.
Norma të ulëta të lindshmërisë (nën nivelin e zëvendësimit prej vitit 2001) dhe trendi në rënie, rritja e jetëgjatësisë, kombinuar me emigracionin e popullsisë në moshë riprodhuese solli ngushtimin e bazës së piramidës së popullsisë.
Të dhënat e Cens 2023 tregojnë se një në pesë individë (19,7 %) janë 65 vjeç e lart, krahasuar me një në nëntë individë (11,3 %) në Censin e vitit 2011 dhe 7,5 % në Censin e vitit 2001.
Piramida tregon se sa meshkuj dhe femra të grup-moshave të ndryshme ka pasur në Cens 2023 dhe Cens 2011. Grup-moshat shpjegojnë strukturën e popullsisë sipas moshës në një kohë të caktuar, nga ku mund të konkludojmë se:
- Ekziston një tendencë e plakjes së popullatës;
- Një reduktim i bazës së piramidës është rezultat i rënies së numrit të lindjeve;
- Një zmadhim i majës së piramidës është rezultat i rritjes së jetëgjatësisë;
- Të rinjtë kanë prirje të emigrojnë dhe kjo zvogëlon përqindjen e të rinjve, duke rritur atë të të moshuarve.
Për më shumë informacion KLIKO në:
Njoftime për shtyp
/sq/temat/treguesit-demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/popullsia/#tab3
Tabela dhe grafikë
/sq/temat/treguesit-demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/popullsia/#tab2
Metodologjia
/sq/temat/treguesit-demografik%C3%AB-dhe-social%C3%AB/popullsia/#tab4
Artikuj/Libra
https://www.instat.gov.al/media/13787/cens-2023.pdf
https://www.instat.gov.al/media/12918/vjetari-statistikor-rajonal-2023__.pdf
https://www.instat.gov.al/media/12598/burra-dhe-gra-2023.pdf
https://www.instat.gov.al/media/12770/shqiperia-ne-shifra-2022.pdf
Për më shumë informacion klikoni KËTU