Peshkimi

 

Shqipëria ka potenciale ujore natyrore, të cilat janë të përshtatëshme për rritjen e peshqve. Peshkimi është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare. Zhvillim ka marrë akuakultura, si sektor i rëndësishëm dhe me perspektive për ekonominë vëndase. Të dhënat e peshkimit grumbullohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke u mbështetur në metodikën e GFCM (General Fisheries Commission for the Mediterranean) për grumbullimin e të dhënave bazuar në segmentet e flotës së peshkimit, grumbullimin e logbook-eve nga anijet, intervistat me operatorët e akuakulturës etj. Të dhënat për zënien e peshkut grumbullohen sipas kategorive ujore dhe në nivel vendi.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Statistikat e Peshkimit, 2025

Kalendari

Data Statistika Periudha
10-07-2025 Shqipëria në Shifra 2024
31-01-2025 Statistika të kursit të këmbimit Janar 2025
28-02-2025 Statistika të kursit të këmbimit Shkurt 2025
28-03-2025 Statistika të kursit të këmbimit Mars 2025
30-04-2025 Statistika të kursit të këmbimit Prill 2025
30-05-2025 Statistika të kursit të këmbimit Maj 2025
30-06-2025 Statistika të kursit të këmbimit Qershor 2025
31-07-2025 Statistika të kursit të këmbimit Korrik 2025
31-01-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Dhjetor 2024
28-02-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Janar 2025
28-03-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Shkurt 2025
30-04-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Mars 2025
30-05-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Prill 2025
30-06-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Maj 2025
31-07-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Qershor 2025
10-01-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Nëntor 2025
25-02-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2025
25-01-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T IV - 2024
25-01-2025 Statistika vjetore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2024
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Janar 2025
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Shkurt 2025
26-05-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Mars 2025
26-05-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T 1 - 2025
10-06-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Prill 2025
10-07-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Maj 2025
05-02-2025 Statistika monetare Dhjetor 2024
05-02-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 4 - 2024
05-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Dhjetor 2024
14-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Janar 2025
27-02-2025 Statistika monetare Janar 2025
27-02-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 4 - 2024
17-03-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Shkurt 2025
27-03-2025 Statistika monetare Shkurt 2025
15-04-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Mars 2025
29-04-2025 Statistika monetare Mars 2025
29-04-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 1 - 2025
15-05-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Prill 2025
29-05-2025 Statistika monetare Prill 2025
29-05-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 1 - 2025
16-06-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Maj 2025
27-06-2025 Statistika monetare Maj 2025
15-07-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Qershor 2025
30-07-2025 Statistika monetare Qershor 2025
30-07-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 2 - 2025
15-08-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Korrik 2025
27-03-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 4 - 2024
27-06-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 1 - 2025
10-01-2025 Tregues të shëndetit financiar Nëntor 2024
10-02-2025 Tregues të shëndetit financiar Dhjetor 2024
10-02-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 4 - 2024
10-03-2025 Tregues të shëndetit financiar Janar 2025
09-05-2025 Tregues të shëndetit financiar Mars 2025
09-05-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 1 - 2025
10-06-2025 Tregues të shëndetit financiar Prill 2025
10-07-2025 Tregues të shëndetit financiar Maj 2025
11-08-2025 Tregues të shëndetit financiar Qershor 2025
11-08-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 2 - 2025
25-03-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 4 - 2024
25-03-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 4 - 2024
10-06-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 1 - 2025
25-06-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 1 - 2025
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Baza ligjore

  • Ligji 17/2018 “Për statistikat zyrtare”
  • Ligji Nr 30/2022 " Për miratimin e PSZ-së (2022 – 2026)
  • Regullorja (KE) nr 762/2008 mbi “Statistikat e Akuakulturës”

 

Variablat kryesore grupohen në këto kategori:

  • Zënie peshku sipas kategorive ujore:
    1. Detar;
    2. Bregdet;
    3. Laguna;
    4. Ujëra të brendshme;

 

  • Zëniet sipas specieve kryesore:
    1. Açuga
    2. Karkalec i thellësisë
    3. Merluc
    4. Sardele

 

 

  • Flota detare sipas porteve të peshkimit:

a.     Durrës

b.    Vlorë

c.     Saranda

d.    Shëngjin

e.     Himara

f.     Lushnje -Fier

 

  • Flota Detare sipas llojt të anijes:
    1. Me tërheqje (fundore dhe pelagjike)
    2. Me mrezha
    3. Me koshilok
    4. Me draga hidraulike
    5. Me njica
    6. Anije shumëpërdorimshe

 

Burimet e informaciont:

Të dhënat e peshkimit grumbullohen nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duke u mbështetur në metodikën e GFCM (General Fisheries Commission for the Mediterranean) për grumbullimin e të dhënave bazuar në segmentet e flotës së peshkimit, grumbullimin e logbook-eve nga anijet, intervistat me operatorët e akuakulturës, etj. Të dhënat për zënien e peshkut grumbullohen sipas kategorive ujore dhe në nivel vendi.

Përkufizime:

Peshkimi

Të dhënat zënie peshku (prodhim peshku dhe akuakultura) grumbullohen sipas kategorive ujore.

Kategoritë ujore të peshkimit janë: peshkimi detar, bregdet, laguna, ujëra të brendshme, akuakulturë dhe molusqe.

Peshkimi detar: Përfshin të gjitha të dhënat e aktivitetit të flotës së peshkimit dhe kapacitetin prodhues të sipërfaqeve të ndryshme të peshkimit.

Kapaciteti i peshkimit

Është sasia e peshkut që mund të merret nga një njësi peshkimi.

Zënie peshku

Të dhënat i referohen  sasisë së zënies të të gjitha llojeve të  specieve detare (të peshkut, krustance, molusqe etj), specieve të ujërave të ëmbla (lumenj, liqene, ujëmbledhësa, akuakulturë).

Akuakultura

Është rritja e peshkut në kushte artificiale, në të cilin përfshihen: rritje peshku me anë të rasateve, molusqe dhe krustance.

Flota

Është numri total i anijeve të peshkimit që shfrytëzon një burim të caktuar. Flota vepron pothuajse plotësisht në Nën-Zonën Gjeografike (NZGJ) 18 (Adriatiku i Jugut).

Flota detare shqiptare nisur nga qëllimi i anijes ndahet në gjashtë lloje të ndryshme anije peshkimi:

Me tërheqje (fundore dhe pelagjike) - metoda e peshkimit më e rëndësishme dhe një nga më   efikaset në botë është ajo me tërheqje. Kjo metodë kryhet si në ujëra të cekëta dhe deri në thellësi 2000 m. Rrjetat tërheqëse përdoren për peshkim fundor dhe pelagjik, në varësi të formës së rrjetës të përdorur. Procesi i tërheqjes kryhet për një periudhë të caktuar kohe dhe për një distancë të caktuar, deri në tërheqjen e rrjetës lart dhe zbrazjen e saj. Ky mjet peshkimi përdoret kryesisht për të peshkuar peshqit fundorë.

Me mrezha - Këto anije përdorin rrjeta rrethuese dhe detare dhe përbëjnë një grup të madh të të gjitha madhësive, duke filluar nga anije të hapura, zakonisht të paktën 10 m në gjatësi, deri tek anijet që shkojnë në oqean. Këto zakonisht përdoren për të kapur speciet pelagjike të grumbulluara.

Me koshilok - Përbëjnë një grup anijesh duke perfshire mjete me të gjitha madhësitë, duke filluar nga varka të vogla deri tek anijet që peshkojnë në oqean. Koshilokët  janë mjetet më të rëndësishme dhe më efektive për të zënë specie që grumbullohen pranë sipërfaqes. Mjeti rrethon tufën në anë të rrjetës, më pas pjesa e poshtme e saj mbyllet (nën tufë) me anë të një litari, i cili niset nga anija, kalon përmes unazave në fund të rrjetës dhe përsëri në anije.

Me draga hidraulike - Dragat janë mjete që gërryejnë fundin e detit për molusqe bivalvë. Dragat përbëhen nga një konstrukt metalik në të cilin kapet thesi i ndërtuar nga unaza metalike ose rrjetë. Dragat mund të tërhiqen me anije ose me krahë. Dragat janë mjete që përdoren në bregdetin e afërt dhe peshkojnë duke qenë në kontakt të fortë me tabanin.

Me njica - Madhësia e anijeve ndryshon në lidhje me zonën e gjuetisë. Këto mjete mund të jenë nga varka të vogla për ujërat e brendshme dhe në bregdet, anije të vogla në kuvertë në ujërat bregdetare dhe anije të mesme që peshkojnë në det të hapur. Në ujërat bregdetare është shumë e zakonshme që kjo formë peshkimi të përdoret si një metodë sekondare sipas sezonit të peshkimit dhe specieve target.

Anije shumëpërdorimshe - mjete peshkimi të cilat përdorin në menyrë të alternuar dy ose më shumë vegla peshkimi pa modifikime të mëdha në anije.