Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, Maj 2019
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2019 është 1,6 %. Rritja më e madhe e çmimeve prej 3,3 %, vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Hotele, kafene dhe restorante”, me 2,1 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,0 %, “Veshje dhe këpucë” me 0,7 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,1 % secili. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u ulën me 2,4 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,2 % dhe “Shëndeti”
me 0,1 %.
Në muajin Maj 2019, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është -1,4 %. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga ulja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,4 %, pasuar nga grupet “Veshje dhe këpucë” me 0,5 %, “Shëndeti” me 0,3 %, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,2 % secili, etj. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 0,6 %.
