Tregtia me pakicë

Indeksit i tregtisë me pakicë ka si qëllim të tregojë ecurinë e tregtisë të mallrave. Indeksi nuk mbulon veprimtari të tjera, të këtilla si sigurimi i shërbimeve etj. Indeksi përmbledh tërësinë e shumave të faturuara nga ndërmarrja gjatë periudhës së referencës, të cilat përkojnë me rishitjen e mallrave pa asnjë ndryshim tjetër. Të dhënat e mbledhura çdo muaj i referohen shitjeve të kryera, duke përjashtuar TVSH, duke përfshirë detyrimet dhe taksat e tjera të aplikuara mbi mallrat. Volumi i shitjeve paraqet vlerën e shitjeve, me çmime konstante, dhe është një indeks sasior. Volumi i indeksit mund të përllogaritet me çmimin aktual, dhe të deflatohet përmes aplikimit të deflatorëve të shitjeve.

Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Tregtia me Pakicë, T1 - 2025

Kalendari

Data Statistika Periudha
10-07-2025 Shqipëria në Shifra 2024
31-01-2025 Statistika të kursit të këmbimit Janar 2025
28-02-2025 Statistika të kursit të këmbimit Shkurt 2025
28-03-2025 Statistika të kursit të këmbimit Mars 2025
30-04-2025 Statistika të kursit të këmbimit Prill 2025
30-05-2025 Statistika të kursit të këmbimit Maj 2025
30-06-2025 Statistika të kursit të këmbimit Qershor 2025
31-07-2025 Statistika të kursit të këmbimit Korrik 2025
31-01-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Dhjetor 2024
28-02-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Janar 2025
28-03-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Shkurt 2025
30-04-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Mars 2025
30-05-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Prill 2025
30-06-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Maj 2025
31-07-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Qershor 2025
10-01-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Nëntor 2025
25-02-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2025
25-01-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T IV - 2024
25-01-2025 Statistika vjetore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2024
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Janar 2025
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Shkurt 2025
26-05-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Mars 2025
26-05-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T 1 - 2025
10-06-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Prill 2025
10-07-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Maj 2025
05-02-2025 Statistika monetare Dhjetor 2024
05-02-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 4 - 2024
05-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Dhjetor 2024
14-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Janar 2025
27-02-2025 Statistika monetare Janar 2025
27-02-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 4 - 2024
17-03-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Shkurt 2025
27-03-2025 Statistika monetare Shkurt 2025
15-04-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Mars 2025
29-04-2025 Statistika monetare Mars 2025
29-04-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 1 - 2025
15-05-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Prill 2025
29-05-2025 Statistika monetare Prill 2025
29-05-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 1 - 2025
16-06-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Maj 2025
27-06-2025 Statistika monetare Maj 2025
15-07-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Qershor 2025
30-07-2025 Statistika monetare Qershor 2025
30-07-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 2 - 2025
15-08-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Korrik 2025
27-03-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 4 - 2024
27-06-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 1 - 2025
10-01-2025 Tregues të shëndetit financiar Nëntor 2024
10-02-2025 Tregues të shëndetit financiar Dhjetor 2024
10-02-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 4 - 2024
10-03-2025 Tregues të shëndetit financiar Janar 2025
09-05-2025 Tregues të shëndetit financiar Mars 2025
09-05-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 1 - 2025
10-06-2025 Tregues të shëndetit financiar Prill 2025
10-07-2025 Tregues të shëndetit financiar Maj 2025
11-08-2025 Tregues të shëndetit financiar Qershor 2025
11-08-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 2 - 2025
25-03-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 4 - 2024
25-03-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 4 - 2024
10-06-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 1 - 2025
25-06-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 1 - 2025
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Informacion

Në vazhdim të përpjekjeve të përafrimit dhe standardizimit të statistikave të Tregtisë me Pakicë me statistikat evropiane, INSTAT  publikon Indeksin e volumit në Tregtinë me Pakicë si më poshtë :

  • Indekset në Tregtinë me pakicë dhe Tregtinë dhe riparimin e automjeteve duke filluar nga tremujori i parë 2024, do të llogariten me vit bazë 2021=100.
  • Peshat janë llogaritur bazuar në rezultatet e Anketës Tremujore në Tregtinë me Pakicë e Tregtinë dhe Riparimin e Automjeteve, për vitin 2023, realizuar nga INSTAT. Shifra e afarizmit është vlerësuar në nivel produkti. Për kodifikimin e produkteve është përdorur Nomenklatura e Produkteve (NP).
  • Grupet kryesore të detajimit janë në përputhje me grupet koresponduese në Indeksin e Çmimeve të Konsumit

 

Informacion mbi vrojtimin

Qëllimi - Statistikat tremujore të Tregtisë me pakicë pranë ndërmarrjeve tregtare përshkruajnë ecurinë dhe zhvillimet më të fundit të treguesve ekonomik në njësitë e shitjes me pakicë dhe konsumit të popullatës në vend.

Baza ligjore të cilës i nënshtrohet metodologjia e prodhimi të treguesve të Tregtisë me Pakicë, është Rregullorja (BE) 2019/2152 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 27 nëntor 2019 për Statistikat Evropiane të Biznesit.

Fusha e mbulimit - Bazuar në aktivitetin kryesor janë përfshirë në vrojtim:

  • ndërmarrjet e tregtisë me pakicë grupi 47-NVE Rev.2 (përjashto 47.79-4799)
  • tregtia me pakicë e hidrokarbureve grupi 473-NVE Rev. 2

Grupet janë vlerësuar në bazë të përqindjes që secili produkt ose mall ka zenë në shifrën gjithsej të afarizmit të realizuar nga ndërmarrjet. Për kodifikimin e produkteve është përdorur Nomenklatura e Produkteve (NP). Grupet kryesore të detajimit janë në përputhje me grupet përkuese në Indeksin e Çmimeve të Konsumit. Indekset krahasohen me periudhën bazë, 2021=100.

Peshat – Struktura e peshave në Tregtinë me Pakicë:

Ushqime, pije e duhan në njësi tregtare të jo të specializuara dhe të specializuara 30%

Artikuj jo-ushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara 40%

Tregti me pakicë e hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara 30%

Modeli - Kampioni i ndërmarrjeve është zgjedhur nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve, ku:

Kampioni për ndërmarjet me 1 - 4 të punësuar është marrë me zgjedhje, ndërsa ndërmarrjet me 5 e më shumë të punësuar janë anketuar tërësisht.

Mbledhja e informacionit - Nga të dhënat mblidhen direkt nga ndërmarrjet me anketues të cilët plotësojnë pyetësorin Anketa Tremujore pranë Ndërmarrjeve të Tregtisë.

Treguesit - Janë dhënë në formë indeksi, ndryshimi tremujor në përqindje, ndryshimi vjetor në përqindje me një vit referues bazë, aktualisht 2021=100. Të dhënat nuk paraqesin vlera absolute.

Indekset - Shprehin ndryshimin në kohë të një variabli të dhënë ose tërësi variablash. Indeksi i volumit është llogaritur me anë të formulës Laspeyres. Për të eleminuar ndikimin e çmimeve, indekset deflatohen me indeksin e çmimeve të konsumit për periudhat përkatëse sipas grupeve përkuese.

Ndryshimi vjetor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit të njejtë të një viti më parë.

Ndryshimi tremujor në përqindje - Mat ndryshimin në përqindje të treguesit ekonomik të tremujorit aktual ndaj tremujorit paraardhës të të njejtit vit.

Rishikimi – Indekset mund të rishikohen për disa arsye: Informacion shtesë, ndryshime metodologjike ose rivlersime të koeficientëve të përdorur , etj.

Përkufizim i treguesit kryesor - Shifra e afarizmit përfshin shitjet  mujore gjithsej  që ndërmarrja realizon gjatë muajit nga  shitja e produkteve apo shërbimeve përjashtuar Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Përshtatja sezonale dhe kalendarike

Përshtatja sezonale dhe kalendarike në seritë mujore / tremujore të Tregtisë me pakicë u zbatua duke përdorur si software JDemetra+, versioni 2.2.4 Model i përzgjedhur për shpërbërjen e serive është X-12 Arima, nënspecifikimin X-13 në serinë kohore. Modeli X-12 Arima bazohet plotësisht mbi mesataren e lëvizëshme. Në serinë e të dhënave është zbatuar shpërbërja e shumëfishtë (multiplikative). Përshtatjet janë në drejtim të ndikimeve sezonale dhe kalendarike në pasqyrimin e statistikave tremujore. Për përshtatjet sezonale të serive është përdorur qasja direkte. Për përshtatjen kalendarike është përdorur specifikimi i ditëve tregtare dhe kalendari kombëtar, duke marrë në konsideratë si festat fikse dhe ato të lëvizshme.  Në përshtatjen sezonale janë analizuar edhe ngjarjet e vecanta të ndodhura përgjatë harkut kohor të shtrirjes së serive.