Matja e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës në Shqipëri, 2019
INSTAT publikon rezultatet e vitit 2019 të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material në familjet shqiptare.
Treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, në vitin 2019 është 23,0 %, duke pësuar një rënie prej 0,4 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2018 dhe 0.7 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2017.
Treguesit e varfërisë në anketën e të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës, bazohen në konceptin relativ të varfërisë, i cili merr në konsideratë të ardhurat familjare të disponueshme, numrin e pjesëtarëve në familje (madhësinë e familjes) dhe shpërndarjen e të ardhurave ndërmjet grupeve të popullsisë.
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2019 është vlerësuar me 170.785 lekë, në krahasim me 160.742 Lekë që ishte në vitin 2018 dhe 145.017 lekë që ishte në vitin 2017.
