Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Familje dhe nga Individët

Anketa mbi “Përdorimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Familje dhe nga Individët (TIK)” është një vrojtim statistikor i cili ka si objekt studimi të gjitha familjet dhe individët e grupmoshës 16 - 74 vjeç me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri. Anketa mbledh të dhëna mbi çështje në lidhje me teknologjinë e informacionit dhe komunikimit në familje dhe nga individët, si: mbi pajisjet e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit që zotëron familja/individët (telefon, pajisje kompjuterike,mbi aksesin dhe përdorimin në internet (e-blerje, e-qeverisje, etj). Të dhënat në publikim i referohen vitit 2022 me një kohëzgjatje të mbledhjes së të dhënave në terren dy mujore, ku në çdo vit është mbledhur informacion me periudha referuese për “tre dhe 12 muajt e fundit”[1].

 

[1] Për më shumë informacion, konsultohuni me seksionin e Metodologjisë,fq.6

Publikimi i fundit
Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) në Familje dhe nga Individët 2024

Kalendari

Data Statistika Periudha
10-07-2025 Shqipëria në Shifra 2024
31-01-2025 Statistika të kursit të këmbimit Janar 2025
28-02-2025 Statistika të kursit të këmbimit Shkurt 2025
28-03-2025 Statistika të kursit të këmbimit Mars 2025
30-04-2025 Statistika të kursit të këmbimit Prill 2025
30-05-2025 Statistika të kursit të këmbimit Maj 2025
30-06-2025 Statistika të kursit të këmbimit Qershor 2025
31-07-2025 Statistika të kursit të këmbimit Korrik 2025
31-01-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Dhjetor 2024
28-02-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Janar 2025
28-03-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Shkurt 2025
30-04-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Mars 2025
30-05-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Prill 2025
30-06-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Maj 2025
31-07-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Qershor 2025
10-01-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Nëntor 2025
25-02-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2025
25-01-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T IV - 2024
25-01-2025 Statistika vjetore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2024
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Janar 2025
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Shkurt 2025
26-05-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Mars 2025
26-05-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T 1 - 2025
10-06-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Prill 2025
10-07-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Maj 2025
05-02-2025 Statistika monetare Dhjetor 2024
05-02-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 4 - 2024
05-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Dhjetor 2024
14-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Janar 2025
27-02-2025 Statistika monetare Janar 2025
27-02-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 4 - 2024
17-03-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Shkurt 2025
27-03-2025 Statistika monetare Shkurt 2025
15-04-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Mars 2025
29-04-2025 Statistika monetare Mars 2025
29-04-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 1 - 2025
15-05-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Prill 2025
29-05-2025 Statistika monetare Prill 2025
29-05-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 1 - 2025
16-06-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Maj 2025
27-06-2025 Statistika monetare Maj 2025
15-07-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Qershor 2025
30-07-2025 Statistika monetare Qershor 2025
30-07-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 2 - 2025
15-08-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Korrik 2025
27-03-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 4 - 2024
27-06-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 1 - 2025
10-01-2025 Tregues të shëndetit financiar Nëntor 2024
10-02-2025 Tregues të shëndetit financiar Dhjetor 2024
10-02-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 4 - 2024
10-03-2025 Tregues të shëndetit financiar Janar 2025
09-05-2025 Tregues të shëndetit financiar Mars 2025
09-05-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 1 - 2025
10-06-2025 Tregues të shëndetit financiar Prill 2025
10-07-2025 Tregues të shëndetit financiar Maj 2025
11-08-2025 Tregues të shëndetit financiar Qershor 2025
11-08-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 2 - 2025
25-03-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 4 - 2024
25-03-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 4 - 2024
10-06-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 1 - 2025
25-06-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 1 - 2025
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Anketa mbi Përdorimin e TIK në Familje dhe nga Individët  është një vrojtim statistikor që kryhet pranë njësive ekonomike familjare (NjEF) dhe ka objekt të gjithë individët të grup-moshës 16-74 vjeç me vendbanim të zakonshëm në Shqipëri.

Të dhënat e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Familje dhe nga Individët do të shërbejnë si një nga inputet për llogaritjen e përdorimit të treguesve mbi teknologjitë e përdorura për informacion dhe komunikim nga familjet dhe individët.

Anketa mbledh të dhëna mbi çështje në lidhje me përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit në familje dhe nga individët mbi: pajisjet e familjes për teknologjitë e informacionit dhe komunikimit (telefon, pajisje kompjuterike, akses në Internet), përdorimin e internetit, e-blerjeve, e-qeverisjes, etj. Për të analizuar më shumë aspekte të përdorimit të teknologjive të rejat të cilat janë gjithmonë në zhvillim pyetësori është dinamik, kështu që çdo vit shtohen module të reja  pyetjesh me periudha të ndryshme reference kohore.

Anketa mbi Përdorimin e TIK në Familje dhe nga Individët  u krye për herë të parë në vitin 2018 me një kampion përfaqësues për të gjithë Shqipërinë.

Në vitin 2022, anketa mbi Përdorimin e TIK në Familje dhe nga Individët u krye me një kampion prej 7.200 NjEF. Në përfundim të vrojtimit u intervistuan rreth 4.799 NjEF të shpërndara në mënyrë uniforme në të gjithë territorin e Shqipërisë. Shkalla e përgjigjes së NjEF, e llogaritur si raport i numrit të NjEF që kanë plotësuar anketën ndaj numrit të NjEF të zgjedhura, shprehur në përqindje rezultoi 66,7 %.

Zgjedhja e kampionit bëhet sipas një procedure dy-hapëshe. Njësitë e hapit të parë (PSU) janë zonat e Censit të homogjenizuara, me probabilitet përpjesëtimor me madhësinë e zonës së Censit. Në hapin e dytë, brenda secilës prej zonave të zgjedhura në hapin e parë, zgjidhen sipas metodës së zgjedhjes sistematike me probabilitet të barabartë një numër fiks prej 10 NjEF. Zgjedhja në të dyja hapat është bërë në mënyrë të rastësishme.

Mbledhja e të dhënave:

Kryhet një interviste direkte nga anketuesit me pyetësor në laptop (metoda CAPI) ku përfshihen pyetje për familjen dhe të dhënat bazë në lidhje me të, si dhe realizohet intervistë individuale për çdo person prezent në NjEF i grup-moshës 16-74 vjeç.

Struktura e pyetësorit:

  • Informacion i përgjithshëm;
  • Karakteristikat demografike të anëtarëve të NjEF-së;
  • Pyetësori Individual (karakteristika socio-demografike, modulet mbi përdorimin e TIK prej tyre).

Përkufizime:

Një njësi ekonomike familjare (NjEF) i referohet një grupi personash ose një personi me lidhje gjaku ose jo të cilët banojnë së bashku në një banesë dhe që ndajnë një ekonomi pjesërisht ose plotësisht të përbashkët.

 

Periudha e referencës/referuese është kohëzgjatja së cilës i referohet një çështje e caktuar informacioni. Anketa përdor periudha të ndryshme reference në varësi të tipit të informacionit që duhet marrë dhe objektivave të secilës çështje për t’u analizuar. Në vitin 2022 anketa është kryer në periudhën Shtator – Nëntor 2022.

 

Interneti është sistemi rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura që përdorë Suitën e Protokollit të Internetit (TCP/IP) për të lidhur miliarda pajisje në të gjithë botën. Ai është një rrjet i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese, dhe qeveritare, me fushëveprim lokal deri në global, të lidhura nga një koleksion i gjerë elektronik, wireless, dhe teknologjitë e rrjeteve optike. Interneti mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, të tilla si dokumentet e ndërlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide Web (www), posta elektronike, telefonia dhe rrjetet peer-to-peer për file sharing.

 

Akses i referohet qasjes në  internet jo vetëm në shtëpi por a mund anëtarët e familjes t’a aksesojnë atë kur /ku të duan.

Shërbimi me Internet Broadband është forma më e përdorur e qasjes në internet për shkak të shpejtësisë së lartë; ajo ofrohet në disa forma të ndryshme, DSL, ADSL gjithashtu fibra optike, kabllor dhe satelit, rrjete WiFi publike, përmes antenës.