Publikimi “Struktura e të ardhurave nga Puna” përmban të dhëna mbi të ardhurat nga puna të strukturuara sipas karakteristikave kryesore të të punësuarve (gjinia, mosha, niveli i arritjeve, profesioni etj.) dhe ndërmarrjeve (aktiviteti ekonomik, madhësia etj.). Burim i këtyre të dhënave është Anketa e Strukturës së të Ardhurave nga Puna për vitin 2022 (ASAP 2022) i realizuar nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë.