Respektimi i të drejtave të njeriut është sanksionuar në aktin themelor të Kushtetutës, në konventa dhe instrumenta ndërkombëtar, si edhe një sërë ligjesh në fusha të ndryshme që njohin dhe garantojnë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore si ndaj veprimeve të organeve shtetërore, ashtu edhe ndaj veprimeve të individëve.
Një vëmëndje të vecantë duhet kushtuar edhe grave. Gratë duhet të gëzojnë të drejta të plota dhe të barabarta me burrat, si edhe të mos jenë apo të ndihen të diskriminuara në shoqëri. Gjithashtu, duhet të gëzojnë qasje të barabartë në mundësi dhe një mjedis të përshtashëm për të arritur rezultate të barabarta me burrat. Trajtime jo të barabarta mund të jenë shkak i normave sociale apo steriotipeve të ndryshme gjinore.
Përveç legjislacionit të përgjithshëm, respektimi i të drejtave të grupeve të veçanta mbrohet me legjislacion të posaçëm. Psh: ligji për mbrojtjen nga diskriminimi; ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve; ligji për pakicat kombëtare; ligji për të huajt etj.