Gjatë vitit 2020, Avokati i Popullit ka trajtuar 903 ankesa, të paraqitura nga burrat për pretendim shkeljeje të së drejtave (52,3 % ) dhe 377 ankesa të paraqitura nga gratë (21,9 %). Ankesa për shkelje për grupe të ndryshme interesi ku përfitojnë të dyja gjinitë, për vitin 2020 janë 445 (25,8 %).

Burrat kanë paraqitur më shumë ankesa për shkelje të së drejtës së pronës (22,4 %), dhe e drejta për një proces të rregullt ligjor (19,3 %). Ndërsa gratë kanë paraqitur më shumë ankesa për shkelje të së drejtës për fëmijën (19,9 %) dhe e drejta e pronës (19,4 %).

Kapitulli / Të drejtat e njeriut / Pretendime për shkelje të së drejtave