Në vitin 2020, përqindja e grave pronare apo administratore në ndërmarrjet aktive është 25,5 % nga 25,4 % që ishte në vitin 2019.

Përqindja e pronareve/administratoreve gra është më e lartë në ndërmarrjet e vogla (me 1-4 të punësuar), 25,8 %, përqindje kjo e njëjtë, krahasuar me vitin e kaluar. Në kategoritë e tjera të ndërmarrjeve ( 5-9 të punësuar, 10-49 dhe mbi 50 punonjës) përqindja e pronareve/administratoreve gra është rritur, krahasuar me vitin paraardhës.

Kapitulli / Vendimarrja dhe karriera / Vendimarrja në biznes