Sesioni i 55- të, i Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara
Gjatë vitit 2024, INSTAT mori pjesë në Sesionin e 55- të, të Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara i cili u organizua në Nju Jork gjatë datave 23 Shkurt - 01 Mars, përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe stafi i saj, i cili përkoi me 30 vjetorin e miratimit nga KS i Parimeve Themelore të Statistikave Zyrtare dhe 10 vjetorin e përfshirjes së tyre në një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë këtij Komisioni, Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT mori pjesë në disa panele dhe takime si; “Takimi i 33-të i takimit të Grupit të Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe Ngritjen e Kapaciteteve për Statistikat për Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm (HLG- PCCB)”, ku drejtoi takimin si bashkëdrejtuese e këtij grupi; në Takimin e Grupit të Nivelit të Lartë për Modernizimin e Statistikave Zyrtare (HLG-MOS); në panelin “Rrugët për fuqizimin e grave në udhëheqjen statistikore”, si dhe në panelin e Forumit Botëror të të Dhënave të OKB-së: mbrojtja e të dhënave dhe statistikave me një plan veprimi të rinovuar global (CTGAP 2.0). Gjithashtu gjatë punimeve të Komisionit znj. Dhuli mbajti fjalën për disa çështje të agjendës.