Konferenca Evropiane për Cilësinë në Statistikat Zyrtare
Në datat 8 - 10 Qershor 2022 në Vilnius, Lituani, u organizua nga Eurostat dhe Zyra Statistikore e Lituanisë, Konferenca Evropiane për Cilësinë në Statistikat Zyrtare (Q2022).
Konferenca synon të bashkojë statisticienët, akademikët dhe palët e interesuara për të përforcuar shpërndarjen e njohurive dhe kërkimet e fundit mbi çështjet e reja që lidhen me cilësinë në statistikat zyrtare. Për më tepër, konferenca aspiron të nxisë bashkëpunimin midis përdoruesve dhe prodhuesve, të përmirësojë bashkëpunimin dhe shkëmbimin midis statistikave zyrtare dhe komunitetit shkencor dhe të sigurojë një forum për shkëmbimin e praktikave të mira në përballimin e sfidave të reja në statistikat zyrtare.
INSTAT mori pjesë në këtë konference me dy prezantime: “Metodat alternative për prodhimin e statistikave zyrtare” dhe “Plani i Sigurimit të Cilësisë në Censin Shqiptar 2022”.