Leksion i Hapur me studentët e Universitetit POLIS

10 nën 2023 - 10 nën 2023
Universiteti POLIS

Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet INSTAT dhe Universitetit POLIS, me datë 10.11.2023, në ambientet e universitetit u organizua një leksion i hapur me temë “Cens 2023”. Ky leksion u prezantua nga Drejtori i Përgjithshëm i INSTAT, Znj. Elsa Dhuli dhe në fokus kishte rëndësinë edhe risitë e Censit të  Popullsisë dhe Banesave.

Takimi shfaqi interes të madh nga studentët e këtij universiteti, sidomos ato të biznesit dhe shkencave kompjuterike.