Takimi i trembëdhjetë i Grupit Ndërinstitucional dhe të Ekspertëve për Treguesit e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (IAEG-SDGs)

07 - 09 nën 2022
Bangkok, Tajlandë

Në datat 7-9 Nëntor, po mbahet Takimi i trembëdhjetë i Grupit Ndërinstitucional dhe të Ekspertëve për Treguesit e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (IAEG-SDGs) në Qendrën e Konferencave të OKB-së (UNCC) në Bangkok, Tajlandë.

Znj. Elsa Dhuli, Drejtor i Përgjithshëm i INSTAT, nën cilësinë e Bashkëdrejtueses së Grupit të Nivelit të Lartë për Partneritet, Koordinim dhe Ngritjen e Kapaciteteve për statistika për Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm - HLG-PCCB, prezantoi punën e bërë nga ky grup për vitin 2022, me fokus përgatitjet për Forumin Botëror të të Dhënave të Kombeve të Bashkuara, i cili do të mbahet në Prill të vitit 2023, në Hangzhou, Kinë; punën për Rishikimin e Planit Global të Veprimit për të Dhënat e Zhvillimit të Qëndrueshëm; përditësimin mbi instrumentat e financimit dhe zbatimi i veprimeve të Planit Global.