Vjetari Statistikor Rajonal, 2019 - Të dhëna të reja në nivel bashkie
INSTAT në bashkëpunim me projektin “Statistika të forta Lokale Shqiptare” SALSTAT, projekt i financuar nga SDC-Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Zyra Federale e Statisikave të Zvicrës, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në prezantimin e publikimit “Vjetari Statistikor Rajonal 2019 - Të dhëna të reja në nivel Bashkie”
Vjetari Statistikor Rajonal është një botim i përbërë prej 160 faqesh, i ndarë në 18 kapituj, ku për çdo qark ka një profil me treguesit më përfaqësues të qarkut, ndjekur nga 17 kapituj tematikë.
Risia e këtij botimi është pasurimi me tregues të rinj në nivel bashkie, profile më të pasura të qarqeve, si dhe prodhimi i indikatorëve në vend të shifrave absolute për të patur një qasje më analitike ndaj diferencave që kanë qarqet apo bashkitë me njëra tjetrën. Ky botim do të vijë duke u përmirësuar nga viti në vit me tregues dhe të dhëna të reja.