10.1 Deri në vitin 2030, të arrihet në mënyrë progresive dhe të qwndrueshme rritja e tw ardhurave e 40 përqindëshit të poshtëm të popullsisë me një ritëm më të lartë se mesatarja kombëtar
"Produkti i brendshëm bruto (PBB) është një masë e aktivitetit ekonomik. Ai i referohet vlerës së prodhimit total të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara nga një ekonomi, duke zbritur konsumin e ndërmjetëm dhe duke shtuar taksat neto mbi produktet dhe importet. PBB për frymë llogaritet si raport i PBB-së me popullsinë mesatare në një vit të caktuar. Ai shprehet në standardet e fuqisë blerëse (SFB), që përfaqësojnë një monedhë të përbashkët që eliminon dallimet në nivelet e çmimeve midis vendeve, në mënyrë që të lejojë krahasime kuptimplota të vëllimit të PBB-së.
Vlerat jepen edhe si një indeks i llogaritur në raport me mesataren e Bashkimit Evropian, e vendosur të jetë e barabartë me 100. Nëse indeksi i një vendi është më i lartë se 100, niveli i PBB-së për frymë i këtij vendi është më i lartë se mesatarja e BE-së dhe anasjelltas. Ky indeks është menduar për krahasime midis vendeve dhe jo për krahasime në kohë."
;
https://ec.europa.eu/eurostat/databrowser/view/sdg_10_10/default/table?lang=en
;