Kalendari
Data | Statistika | Periudha |
---|---|---|
10-07-2025 | Shqipëria në Shifra | 2024 |
31-01-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Janar 2025 |
28-02-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Shkurt 2025 |
28-03-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Mars 2025 |
30-04-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Prill 2025 |
30-05-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Maj 2025 |
30-06-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Qershor 2025 |
31-07-2025 | Statistika të kursit të këmbimit | Korrik 2025 |
31-01-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Dhjetor 2024 |
28-02-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Janar 2025 |
28-03-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Shkurt 2025 |
30-04-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Mars 2025 |
30-05-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Prill 2025 |
30-06-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Maj 2025 |
31-07-2025 | Statistika të rezervës ndërkombëtare | Qershor 2025 |
10-01-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Nëntor 2025 |
25-02-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Dhjetor 2025 |
25-01-2025 | Statistika tremujore të sistemeve të pagesave | T IV - 2024 |
25-01-2025 | Statistika vjetore të sistemeve të pagesave | Dhjetor 2024 |
10-03-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Janar 2025 |
10-03-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Shkurt 2025 |
26-05-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Mars 2025 |
26-05-2025 | Statistika tremujore të sistemeve të pagesave | T 1 - 2025 |
10-06-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Prill 2025 |
10-07-2025 | Statistika mujore të sistemeve të pagesave | Maj 2025 |
05-02-2025 | Statistika monetare | Dhjetor 2024 |
05-02-2025 | Depozitat dhe huatë sipas rrethit | T 4 - 2024 |
05-02-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Dhjetor 2024 |
14-02-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Janar 2025 |
27-02-2025 | Statistika monetare | Janar 2025 |
27-02-2025 | Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit | T 4 - 2024 |
17-03-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Shkurt 2025 |
27-03-2025 | Statistika monetare | Shkurt 2025 |
15-04-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Mars 2025 |
29-04-2025 | Statistika monetare | Mars 2025 |
29-04-2025 | Depozitat dhe huatë sipas rrethit | T 1 - 2025 |
15-05-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Prill 2025 |
29-05-2025 | Statistika monetare | Prill 2025 |
29-05-2025 | Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit | T 1 - 2025 |
16-06-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Maj 2025 |
27-06-2025 | Statistika monetare | Maj 2025 |
15-07-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Qershor 2025 |
30-07-2025 | Statistika monetare | Qershor 2025 |
30-07-2025 | Depozitat dhe huatë sipas rrethit | T 2 - 2025 |
15-08-2025 | Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë | Korrik 2025 |
27-03-2025 | Statistika të korporatave të tjera financiare | T 4 - 2024 |
27-06-2025 | Statistika të korporatave të tjera financiare | T 1 - 2025 |
10-01-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Nëntor 2024 |
10-02-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Dhjetor 2024 |
10-02-2025 | Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave | T 4 - 2024 |
10-03-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Janar 2025 |
09-05-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Mars 2025 |
09-05-2025 | Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave | T 1 - 2025 |
10-06-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Prill 2025 |
10-07-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Maj 2025 |
11-08-2025 | Tregues të shëndetit financiar | Qershor 2025 |
11-08-2025 | Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave | T 2 - 2025 |
25-03-2025 | Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto | T 4 - 2024 |
25-03-2025 | Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) | T 4 - 2024 |
10-06-2025 | Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto | T 1 - 2025 |
25-06-2025 | Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) | T 1 - 2025 |

Statistikat e Pagave, T1 - 2025 | 11-06-2025 |
Statistikat e Pagave, T1 - 2023 | 12-06-2023 | ||
Statistikat e Pagave, T2 - 2023 | 11-09-2023 | ||
Statistikat e Pagave, T3 - 2023 | 11-12-2023 | ||
Statistikat e Pagave, T4 - 2023 | 11-03-2024 |
Statistikat e Pagave, T1 - 2022 | 10-06-2022 | ||
Statistikat e Pagave, T2 - 2022 | 12-09-2022 | ||
Statistikat e Pagave, T3 - 2022 | 12-12-2022 | ||
Statistikat e Pagave, T4 - 2022 | 10-03-2023 |
Statistikat e Pagave, T1 - 2021 | 11-06-2021 | ||
Statistikat e Pagave, T2 - 2021 | 10-09-2021 | ||
Statistikat e Pagave, T3 - 2021 | 14-12-2021 | ||
Statistikat e Pagave, T4 - 2021 | 10-03-2022 |
Statistikat e Pagave, T1 - 2020 | 10-06-2020 | ||
Statistikat e Pagave, T2 - 2020 | 10-09-2020 | ||
Statistikat e Pagave, T3 - 2020 | 10-12-2020 | ||
Statistikat e Pagave, T4 - 2020 | 12-03-2021 |
Statistikat e Pagave, T4 - 2018 | 11-03-2019 | ||
Statistikat e Pagave, T1 - 2019 | 10-06-2019 | ||
Statistikat e Pagave, T2 - 2019 | 11-09-2019 | ||
Statistikat e Pagave, T3 - 2019 | 11-12-2019 | ||
Statistikat e Pagave, T4 - 2019 | 10-03-2020 |
Të dhënat administrative mbi pagat sipas burimeve administrative në Shqipëri i referohen pagës minimale zyrtare dhe pagës mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë.
Baza ligjore
Ligji Nr. 17/2018 për Statistikat Zyrtare
Programi Kombëtar i Statistikave Zyrtare 2022-2026.
Memorandimi i Bashkëpunimit me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve
Variablat kryesore të të dhënave administrative mbi pagat grupohen në këto kategori:
Variablat e identifikimit
NIPT, Forma ligjore, Pronësia, Emri, Adresa, Komunikimi (Tel, Faks etj.)
Variablat shtresor
Aktiviteti ekonomik kryesor, Madhësia sipas të punësuarve,
Variablat ekonomik individual
Paga bruto gjithsej. Kontribute punëdhenesi dhe punëmarresi , ditë pune dhe dite pushim etj
Burimet për përditësimin e variablave
Burime administrative
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
Zyrat Statistikore Rajonale
Variablat që përditësohen janë:
Të dhënat mbi pagat e deklaruara në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve
Të dhënat mbi kontributet e deklaruara në Drejtorinë e Përgjithshme e Tatimeve
Rishikimi
Në vitin 2017, në zbatim të Kodit të Praktikës të Statistikave Europiane dhe pasqyrimit të angazhimit nëpërmjet Ligjit të Statistikave Zyrtare për të prodhuar statistika cilësore, INSTAT zbatoi politikën e ndryshimit të metodologjisë mbi llogaritjen e pagave duke revizionuar edhe serine para-ardhëse 2014-2016.
Politika e Ndryshimit të Metodologjisë është një komponent i Politikës së Rishikimit të të Dhënave Statistikore dhe ndjek vizionin e sistemit të integruar statistikor europian, i cili kërkon koordinimin dhe sinkronizimin e publikimit dhe rishikimit të statistikave, transparencë maksimale për përdoruesit, nëpërmjet një komunikimi të qartë të politikave dhe praktikave të rishikimit.
Për më shumë informacion ju lutemi të konsultonifaqen zyrtare të INSTAT:
http://instat.gov.al/media/2827/politika_e_ndryshimeve_t__metodologjis_.pdf, http://instat.gov.al/media/2829/politika_e_revizionimit.pdf .
Ndryshimi i metodologjisë dhe rillogaritja e të dhënave mbi pagat u bë në bashkëpunim me ekspertët e Institutit të Statistikave të Suedisë.
Në serinë e skedarëve të listëpagesës 2014-2016 sipas rekomandimeve të ekspertëve u bënë ndryshimet e mëposhtme:
1) Përditësimi i statusit të punësimit. Në kategorinë e te punësuarve me pagë u përfshinë kategori të cilat nuk ishin përfshirë më parë në llogaritjen e pagës për të punësuarit me pagë. Këto kategori janë si më poshtë
- a) I punësuar si punëtor shtëpie nga kryefamiljari i regjistruar në organin tatimor, deklarimi për këtë person nga kryefamiljari;
- b) I vetëpunësuar edhe i punësuar në subjekt tjetër (person juridik ose person fizik) tek i cili paguan kontribute mbi pagë më të vogël se paga maksimale mbi të cilën llogariten kontributet shoqërore. a) Deklarimi nga subjekti punëdhënës
- c) I vetëpunësuar edhe i punësuar në subjekt tjetër (person juridik ose person fizik) tek i cili paguan kontribute mbi pagë më të vogël se paga maksimale mbi të cilën llogariten kontributet shoqërore. b) Deklarimi nga subjekti person fizik për këtë person.
2) Të gjithë të punësuarit me pagë (të huaj dhe shqiptar)
3) Të gjithë të punësuarit me pagë që kanë punuar 20 ditë e më shumë.
Përkufizime
Paga mesatare mujore - Në llogaritjen e pagës mesatare mujore bruto përfshihen vetëm numri i të
punësuarve kontribues me pagë të cilët punojnë 18 apo më shumë ditë gjatë muajit referencë. Këta kontibues
i përkasin të gjithë aktiviteteve ekonomike përfshi dhe aktivitetin e Bujqësisë, pyjeve dhe peshkimit që
deklarohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Paga mesatare mujore bruto përbëhet nga:
- Paga bazë për punën e kryer
- Shtesa mbi pagë për funksione drejtuese
- Shtesa mbi pagë për vjetërsi në punë
- Shtesa mbi pagë për vështirësi në punë
- Shtesa të tjera të rregullta (tituj, grada etj.)
- Shpërblime
Në pagën mesatare mujore bruto nuk zbriten kontributet personale dhe tatimi mbi të ardhurat.
Ndryshimi i pagës reale- shpreh raportin e ndryshimit mesatar të pagave dhe çmimeve gjatë periudhës që shqyrtohet.
Paga minimale mujore- është paga më e ulët e miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.