Statistikat e Turizmit
[object Object]
Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Lëvizjet e Shtetasve, Gusht 2025
[object Object]
Raporti i Cilësisë
Publikimi i radhës
Strukturave Akomoduese, Korrik 2025

Kalendari

Data Statistika Periudha
10-07-2025 Shqipëria në Shifra 2024
31-01-2025 Statistika të kursit të këmbimit Janar 2025
28-02-2025 Statistika të kursit të këmbimit Shkurt 2025
28-03-2025 Statistika të kursit të këmbimit Mars 2025
30-04-2025 Statistika të kursit të këmbimit Prill 2025
30-05-2025 Statistika të kursit të këmbimit Maj 2025
30-06-2025 Statistika të kursit të këmbimit Qershor 2025
31-07-2025 Statistika të kursit të këmbimit Korrik 2025
31-01-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Dhjetor 2024
28-02-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Janar 2025
28-03-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Shkurt 2025
30-04-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Mars 2025
30-05-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Prill 2025
30-06-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Maj 2025
31-07-2025 Statistika të rezervës ndërkombëtare Qershor 2025
10-01-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Nëntor 2025
25-02-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2025
25-01-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T IV - 2024
25-01-2025 Statistika vjetore të sistemeve të pagesave Dhjetor 2024
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Janar 2025
10-03-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Shkurt 2025
26-05-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Mars 2025
26-05-2025 Statistika tremujore të sistemeve të pagesave T 1 - 2025
10-06-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Prill 2025
10-07-2025 Statistika mujore të sistemeve të pagesave Maj 2025
05-02-2025 Statistika monetare Dhjetor 2024
05-02-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 4 - 2024
05-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Dhjetor 2024
14-02-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Janar 2025
27-02-2025 Statistika monetare Janar 2025
27-02-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 4 - 2024
17-03-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Shkurt 2025
27-03-2025 Statistika monetare Shkurt 2025
15-04-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Mars 2025
29-04-2025 Statistika monetare Mars 2025
29-04-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 1 - 2025
15-05-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Prill 2025
29-05-2025 Statistika monetare Prill 2025
29-05-2025 Bilanci sektorial i shoqërive të kursim-kreditit T 1 - 2025
16-06-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Maj 2025
27-06-2025 Statistika monetare Maj 2025
15-07-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Qershor 2025
30-07-2025 Statistika monetare Qershor 2025
30-07-2025 Depozitat dhe huatë sipas rrethit T 2 - 2025
15-08-2025 Bilanci sektorial dhe paraqitja monetare e Bankës së Shqipërisë Korrik 2025
27-03-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 4 - 2024
27-06-2025 Statistika të korporatave të tjera financiare T 1 - 2025
10-01-2025 Tregues të shëndetit financiar Nëntor 2024
10-02-2025 Tregues të shëndetit financiar Dhjetor 2024
10-02-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 4 - 2024
10-03-2025 Tregues të shëndetit financiar Janar 2025
09-05-2025 Tregues të shëndetit financiar Mars 2025
09-05-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 1 - 2025
10-06-2025 Tregues të shëndetit financiar Prill 2025
10-07-2025 Tregues të shëndetit financiar Maj 2025
11-08-2025 Tregues të shëndetit financiar Qershor 2025
11-08-2025 Të dhëna të pasqyrave financiare të bankave T 2 - 2025
25-03-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 4 - 2024
25-03-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 4 - 2024
10-06-2025 Bilanci i pagesave dhe borxhi i jashtëm bruto T 1 - 2025
25-06-2025 Statistika të sektorit të jashtëm (PIN, ID) T 1 - 2025
Na kontaktoni
Rr. Vllazën Huta, Ndërtesa 35, Hyrja 1, Tiranë, Kodi Postar 1017
Tel:
+355 4 2222 411
Fax:
+355 4 2228300
info@instat.gov.al
media@instat.gov.al

Qëllimi i publikimit të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit (me det, ajër, tokë dhe pikave kufitare) është matja e disa treguesëve statistikorë që lidhen me turizmin.

 

Përkufizime

Hyrjet: Përfshijnë të gjitha hyrjet e personave në pikat kufitare (me ajër, det dhe tokë).

Hyrjet janë një koncept që i referohet të gjitha mbërritjeve. Një person që viziton disa vende njëkohësisht gjatë një viti llogaritet çdo herë si një hyrje e re.

 

Daljet: Përfshijnë të gjitha daljet e personave nga pikat kufitare (me ajër, det dhe tokë).

Daljet masin fluksin e shtetasve që lënë vendin e referencës. Një person që lë vendin e referencës disa herë gjatë një viti llogaritet çdo herë si një dalje e re.

 

Vizitor: Për qëllime të statistikave të turizmit, termi “vizitor” nënkupton “një person që udhëton në një vend të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më pak se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vendin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse”.

 

Qëllimi i udhëtimit të vizitorëve dhe turistëve përfshin vizita për:

Qëllime personale të cilat grupohen në:

  1. Pushime, vizitë tek të afërm etj.
  2. Trajtime shëndetësore
  3. Qëllime fetare
  4. Udhëtarë tranzit

 

Kategoria e biznesit që përfshin të gjitha bizneset dhe aktivitetet profesionale jashtë ambjentit të zakonshëm.

 

Burimi i të dhënave: Të dhënat janë administrative dhe sigurohen nga Ministria e Punëve të Brendshme (Policia e Shtetit, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit).

Të dhënat janë paraprake dhe subjekt rishikimi të vazhdueshëm. Për më shumë informacion referojuni:

/sq/dokumentimi/cil%C3%ABsia-statistikore/ Politika e Revizionimit Statistikor.

Diferencat statistikore midis hyrje-daljeve të shtetasve Shqiptarë apo të huaj vijnë kryesisht nga:

  • Ligjit nr,71/2016 “Për Kontrollin Kufitar”, neni 17 “Lehtësimi i verifikimeve Kufitare”, ku gjatë sezonit turistik apo fluksit të shtuar, në momentet e hyrjeve të shtetasve në kufi, nuk regjistron shtetasit në hyrje.
  • Procedurat lehtësuese që aplikohen për banorët e zonave kufitare të cilët kalojnë kufirin për arsye të aktivitetit të tyre tregtarë, kur kalojnë disa herë brenda ditës, nuk regjistrohen në hyrje.
  • Dy-shtetësia që zotërojnë një pjesë e mirë e Shqiptarëve të cilët në momentin e kalimit të kufirit mund të deklarojnë shtetësi të ndryshme në dalje nga ajo në hyrje, etj.

INSTAT llogarit dhe publikon treguesit mujor të statistikave të akomodimit që përbëjnë ofertën turistike në vend, duke përdorur metodën e vrojtimin tërësor të mbledhjes së të dhënave pranë strukturave akomoduese, kundrejt vrojtimit me kampionim që përdorej në vitet paraardhëse. Metodologjia e re synon grumbullimin, prodhimin dhe publikimin e të dhënave cilësore në përputhje me Rregulloren e Bashkimit Europian (EU) nr. 692/2011 të statistikave Europiane të turizmit dhe amendimeve të saj.

Qëllimi i vrojtimit mbi strukturat akomoduese është të monitorojë aktivitetet turistike, të llogarisë treguesit statistikor mbi ofertën akomoduese të turizmit shqiptar, që janë të rëndësishëm për të përcakuar tendencën e zhvillimit të kapaciteve të sektorit të turizmit. Të dhënat mblidhen çdo muaj nëpërmjet pyetsorit “Anketa e Strukturave Akomoduese”.

Fusha e mbulimit

Në anketën e strukturave akomoduese përfshihen të gjitha njësitë statistikore nga Regjistri Statistikor i Ndërmarrjeve të vitit 2023 dhe nga ai i Njësive Lokale, që kanë si aktivitet të tyre ekonomik parësor ose dytësor akomodimin turistik, gjatë periudhës referencë.

Strukturat akomoduese turistike klasifikohen dhe përshkruhen në grupe sipas klasifikimit NVE Rev. 2 si vijon:

55.10 Hotele dhe akomodime të ngjashme. Kjo klasë përfshin: hotele, resort hotelier (kompleks turistik), hotel suita / apartamente, motele.

55.20 Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra. Kjo klasë përfshin: shtëpi pushimi për fëmijë dhe të tjerë, apartamente dhe shtëpi njëkatëshe për vizitorë, shtëpi pushimi familjare pa shërbim në dhomë, bujtina të rinjsh dhe streha malore.

55.30 Hapësirat për kampingje dhe për parqe, për çadra ose rulota argëtimi. Kjo klasë përfshin kampingje e parqe për çadra, automjete ose rulota për vizitorët me qëndrim të shkurtër.

Strukturat akomoduese dhe vizitorët e pa regjistruar nuk janë subjekt i këtij studimi.

Treguesit që mblidhen nga anketa përfshijnë:

  • Numri i vizitorëve rezident;
  • Numri i vizitorëve jo – rezident;
  • Netët e qëndrimit nga vizitorët rezident;
  • Netët e qëndrimit nga vizitorët jo – rezident;
  • Dhomat/kampet e zëna nga vizitorët rezident;
  • Dhomat/kampet e zëna nga vizitorët jo - rezident;
  • Numri i dhomave/kampeve;
  • Numri i strukturave akomoduese që disponon një ose më shumë dhoma për personat me lëvizshmëri të reduktuar;
  • Numri i shtretërve;

Mbledhja e këtyre treguesve dhe llogaritja e niveleve të kapacitetit dhe shfrytëzimit realizohen bazuar në Aneksin I “Oferta turistike-Statistikat e Akomodimit” të Rregullores së Bashkimit Europian (EU) nr. 692/2011.

Përkufizime:

Struktura akomoduese përfshin të gjitha njësitë e akomodimit turistik që ofrojnë, si një shërbim të paguar (çmimi mund të subvencionohet pjesërisht ose plotësisht), shërbime akomodimi afatshkurtra ose qëndrimi të shkurtër.

Dhomë: njësia e përbërë nga një dhomë ose grupe dhomash të cilat janë të marra me qira nga vizitorët (turistët) si një e tërë (qira e pandashme).

Dhomë për personat me lëvizshmëri të reduktuar PRMs (përfshirë dhe personat në karrige me rrota): dhoma duhet të jetë e aksesueshme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe t’i ofrojë atyre mundësitë e përdorimit të të gjitha faciliteteve të dhomës ashtu si për vizitorët e tjerë pa kufizime fizike; struktura akomoduese ose dhoma mund të përfshijnë gjithashtu ambiente të veçanta për personat me dëmtim të shikimit ose dëgjimit.

Shtrat: përcaktohet nga numri i personave që mund të qëndrojnë gjatë natës në një shtrat, duke përjashtuar shtretërit ekstra të vendosur sipas kërkesës së vizitorit.

Vizitorë: është një person i cili qëndron të paktën një natë në hotel duke përfshirë edhe fëmijët.

Rezident: konsiderohet ai person që ka banuar në Shqipëri për më shumë se 12 muaj radhazi.

Jo-Rezident: konsiderohet ai person që nuk ka banuar në Shqipëri për më shumë se 12 muaj radhazi.

Netë qëndrimi: është çdo natë që një vizitor / turist (rezident ose jo-rezident) aktualisht shpenzon (fle apo qëndron) në një njësi akomodimi.

Norma neto e shfrytëzimit të shtretërve  që mat përqindjen e shfrytëzimit të shtretërve në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”.

 

Norma neto e shfrytëzimit të dhomave   që tregon përqindjen e shfrytëzimit të dhomave në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”.

 

Rajonet statistikore në nivelin 1, 2 dhe 3 përcaktohen sipas ndarjes territoriale NUTS II, i cili është një klasifikim i unifikuar dhe përdoret si bazë për mbledhjen dhe përpunimin e Statistikave Rajonale Evropiane. Informacioni më poshtë përfshin se cilat prefektura janë në rajonin e Veriut, Qendrës dhe Jugut.

Rajoni i Veriut: Dibër; Durrës; Kukës; Lezhë; Shkodër

Rajoni Qendër: Elbasan;Tiranë

Rajoni i Jugut: Berat; Fier; Gjirokastër; Korçë; Vlorë

 

Zonat bregdetare janë Njësi Administrative Vendore (LAU) që janë në kufi ose afër një vijë bregdetare. Zonat bregdetare klasifikohen sipas dy kategorive të mëposhtme:

  • Zonat bregdetare: LAU që kufizohen me vijën bregdetare ose LAU që kanë të paktën 50% të sipërfaqes së tyre në një distancë prej 10 km nga vija bregdetare;
  • Zonat jo-bregdetare: LAU që nuk janë "zona bregdetare"; që nënkupton LAU që nuk kufizohen me vijën bregdetare dhe kanë më pak se 50% të sipërfaqes së tyre në një distancë prej 10 km nga vija bregdetare.